Bllokohet faqja e Lotarisë Amerikane

Bllokohet faqja e Lotarisë Amerikane

Faqja ku bëhen aplikimet për Lotarinë Amerikane është jashtë funksionit prej 24 orësh.

Sipas njofimit në faqe sqarohet se serverat kanë rënë dhe po punohet për mirëmbajtjen e faqes, ndërsa këshillojnë që aplikuesit të provojnë sërish në një moment të dytë, sapo ajo të rregullohet, pa specifikuar kohën e saktë.

Programi i Lotarisë Amerikane i jep mundësi shtetasve të huaj të krijojnë një jetë të re në SHBA.
Aplikimet do të mbyllen me datë 7 nëntor 2017, por më parë duhet të informoheni për elementët që ju skualifikojnë apo ato që rrisin shanset për të qenë pjesë e listës së fituesve.

Çdo gjë është si më parë në aplikim, përveç një opsioni të ri që është shtuar këtë vit: Mundësia për verifikimin e të dhënave. E rëndësishme është që secili ta plotësojë sakte aplikimin, dhe nëse nuk ka njohuri në gjuhën angleze mund të asistohet nga dikush tjetër që mund të jetë një zyre e specializuar.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy