Marrëveshja Hungari-Serbi/ Beqa: I nxitur nga vakumi i SHBA-ve, i shërben më shumë Vuçiçit

Marrëveshja Hungari-Serbi/ Beqa: I nxitur nga vakumi i SHBA-ve, i shërben më shumë Vuçiçit

Pedagogu Mentor Beqa tha që marrëveshja Serbi-Hungari vjen si pasojë e vakumit të krijuar nga tërheqja amerikane. Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” ai tha që kjo marrëveshje i shërben më shumë Vuçiçit se sa Orbanit. Megjithatë ai ngriti dyshime se sa kjo aleancë mund t’i rezistojë kohës, pasi Orban mund të mos jetë më kryeministër pas zgjedhjeve të ardhshme. 

"Nuk besoj se tremb njeri marrëveshja Serbi-Hungari. Tërheqja amerikane krijon një lloj vakumi në Ballkan. Vakumi ka nxitur palët të shikojnë alternativa të ndryshme.

Krijimi i mikro-mekanizmave të sigurisë duket si i takon të ardhmes. Janë si mekanizma përplotësues të NATO-s, jo alternativa ndaj NATO-s.

Në rastin e marrëveshjes mes Hungarisë dhe Serbisë kemi të bëjmë me problem fondamental, sepse palët janë në pozita të ndryshme, Hungaria në NATO, dhe Serbia neutral në pikëpamjen ushtarake. Kjo aleancë mbështetet më shumë te marrëdhëniet e ngushta Vuçiç-Orban dhe s’e di sa do t’i rezistojë kohës, nëse Orban s’do jetë më kryeministër vitin e ardhshëm.

Unë besoj se kjo i shërben më shumë Vuçiçit se sa Orbanit, sepse Vuçiç është në situatë politike të vështirë brenda vendit. Orban është një personalitet i madh politik, nuk krahasohet me Vuçiçin.

Karrierën politike Orbanit po ia shkatërron Trump-i, pasi ishte shndërruar në yllin konservator. Tani që artikulimin e konservatorizmit e ka marrë Trump, Orban del liliputi që është, sepse është përfaqësues i një vendi të parëndësishëm”. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy