
Ish-prokurori Ervin Karanxha tha në studion e MCN Live dosja e AKSHI-t është një ndër më të rëndësishme në 35 vjet.
Duke vijuar Karanxha tha se përgjegjësinë më të madhe e kanë organet e administratës publike.
Kjo është nga dosjet më të rëndësishme në 35 vjet. Kemi një organ të administratës publike që është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Kjo është e rëndë.
Bëhen tendera që nuk kanë ofruar asnjë shërbim.
Përgjegjësinë më të madhe e kanë organet e administratës publike. Ta janë në detyrë, janë të certifikuar, duhet të ruajnë paratë e taksapaguesve, të dhënat e shtetasve. Biznesmeni biznesmen është.
I pyetur dhe për përfshirjen e Korporatës Shqiptare të Investimeve Karanxha tha:
Për shkak të kompetencave komunikon me të gjitha organet kryesore të administratës publike. Zemrën e tij e ka te lëvizjet financiare. Lëvizjet financiare me Korporatën e Investimeve është pjesë. Janë shuam para që janë investuar. Duke qenë se çështja është në hetim do të verifikohen të gjitha blerjet e kryera në Durrës, Elbasan dhe të gjithë territorin e Shqipërisë. A janë veprime juridike në bazë të kodit civil?
Bëhet fjalë për tendera sekretë, të dhëna sekrete. Janë maskuar pas konfidencialitetit. Janë disa tendera që nuk duhet të ketë akses publik. Kuptojnë që mungesa e transparencës, mungesa e konsultimeve me publikun, sjell pasoja të rënda. Kur ka gjëra që bëhen poshtë tavolinës vijnë pasoja të tilla.



