
BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar janë në prag të një marrëveshjeje për Brexit-in, njofton “The Guardian”, duke cituar burime në Bruksel dhe Londër, sipas të cilave një tekst mund të bëhet publik nesër mbi këtë çështje.
Kryeministri Boris Johnson ka rënë dakord për të bërë lëshime për zgjidhjen e kufirit irlandez, duke pranuar një formë kontrolli doganor midis Irlandës e Veriut dhe pjesës tjetër të Mbretërisë së Bashkuar.
Por duke mbajtur garancinë që Londra dhe Belfast do ta lënë BE-në së bashku dhe të mbeten një territor i vetëm doganor.



