
Nisin kremtimet për 550-vjetorin e vdekjes së heroit kombëtarë Gjergji Kastrioti Skënderbeu. Në pallatin e Kongreseve për tre ditë do të jetë një ekspozitë ku do të prezantohen gravura, artifakte, portrete në pikturë dhe objekte të rëndësishme të kohës. Kryeministri Rama e ka vlerësuar figurën e heroit si forcë emancipimi dhe evropianizimi.



