Nënë e bijë virale në TikTok: Videot e natyrshme dhe pa asnjë skenar

Nënë e bijë virale në TikTok: Videot e natyrshme dhe pa asnjë skenar

Nënë e bijë Majlinda dhe Marsela Gengo, janë bërë së fundmi të njohura në rrjete sociale, përmes videove virale të cilat Marsela i realizon pa skenar, për argëtim.

Drupal Ad

Të ftuara në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ato tregojnë si u bënë të famshme me video nga realiteti i përditshëm dhe marrëdhënien e veçantë nënë-bijë.

Majlinda Gengo:

Unë nuk e dija fillimisht që me bënte video vajza. Mi nxirrte videot dhe nuk më thoshte se i ka nxjerrë në TikTok, pastaj i thoja kujdes çfarë poston.

Por nuk është se e kam problem, sepse ato ishin thjesht video spontane, pa skenar, dhe dolën mirë.

Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me gocën, normalisht çunin e kam pikë të dobët, ai asnjëherë nuk ka ma prishur qejfin, por ja që ne kënaqemi me këto video. Shoqet më thonë hë u bëre e famshme tani.

Marsela Gengo:

Videot më kanë ardhur natyrshëm, sepse mami ka një dhunti nga Zoti, që i thotë ca batuta të forta, dhe duhet të rrish me telefon ndezur, t’ia kapësh ato.

Unë shpesh e ngacmojë në mënyrë që ajo të mi përsëris batutat.

Fakti është se videot janë të gjitha pa skenar, ta pamenduara, ato vijnë natyrshëm, dhe ne kënaqemi me ato video që postojmë në TikTok.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy