
Uragani Dorian, i cili ende po shkakton dëme në Bahamas, e ka humbur tashmë forcën shkatërruese që pati gjatë fundjavës që shkoi, dhe ka rënë në kategorinë 2.
Kështu njofton Qendra Kombëtare e SHBA-së për Uraganet.
Megjithatë, alarmi vazhdon pasi edhe në këtë kategori fuqia e stuhive mbetet e madhe dhe mund të shkatërrojë ndërtesa që kanë strukturë jo shumë të fortë etj.



