
Koronavirus u shpall pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetit dhe kjo jo më kot. Kjo pasi COVID-19 prekur pothuajse të gjithë vendet e botës, por BBC shkruan se janë ende 10 kombe ende të painfektuar.
Sigurisht që janë vende të vogla dhe jo shumë të njohura, por pjesë e Kombeve të Bashkuara.
Ky është edhe rasti i Palaut, një nga këto 10 vende. Hotel Palau u hap në vitin 1982, para se të shpërthente turizmi masiv, por që nga ajo kohë ky komb i vogël i rrethuar nga oqeani Paqësor, ka patur një bum në këtë drejtim.
Në vitin 2019 u regjistruan 90 mijë turistë në Palau, pesë herë më shumë se popullsia e përgjithshme. Sipas FMN-së, në vitin 2017, 40% e GDP së vendit përbëhej nga turizmi.



