Ideja për traktat mbrojtje Shqipëri-Kosovë/ Ramabaja: Nuk është luftënxitëse, duhet të kthehet në strategji kombëtare

Ideja për traktat mbrojtje Shqipëri-Kosovë/ Ramabaja: Nuk është luftënxitëse, duhet të kthehet në strategji kombëtare

Drejtori i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, Sadri Ramabaja, komentoi në edicionin e lajmeve në MCN TV vizitën e Presidentit Bajram Begaj në Kosovë, duke u shprehur se ai ishte i qartë në mesazhet e dhëna. Razmbaja deklaroi se ideja e Osmanit për nënshkrimin e një traktati mbrojtje mes dy vendeve duhet të kthehet në strategji kombëtare të mbrojtjes dhe sigurisë, duke mos e parë aspak si luftënxitëse, por në shërbim të paqes.

Nuk do të kisha thënë i ftohtë, telegrafik por i qartë. Kishte brenda ato që duhet të kishte, sidomos faktin që jemi dy Republika, por një komb. Flasim dy dialekte, por kemi një shpirt, dhe të dy palët kemi një rrugë për të bërë drejt integrimit në BE. Ajo që duhet të themi ne është që integrimi mes nesh duhet të ndodh para integrimit në BE. Backround-i i tij si ushtarak e bën të pranueshëm dhe të dashur për gjithë kombit, eklipsimi ndodh në rast se bie në politikën e ditës”.

Sa i përket përbërjes së delegacionit, Ramabaja thotë se i bëri përshtypje fakti që ishte gjithëpërfshirës dhe i karakterit vëllazëror.

Ramabaja komentoi edhe idenë e Presidentes Vjosa Osmani për nënshkrimin e një traktati mbrojtje mes dy vendeve, duke theksuar se kjo duhet të kthehet në strategji kombëtare të sigurisë.

Do të duhej të kthehej në strategji kombëtare të mbrojtjes dhe të sigurisë. Do të duhej të ecej më shpejt me këtë plan. Do të duhej të ishte një nga detyrat kryesore të Presidentit të Republikës”.

I pyetur nëse do të ishte luftënxitëse ideja e traktatit Shqipëri-Kosovë, Ramabaja shton:

Përkundrazi është faktor i paqes. Ne s’po bëjmë kërkesë për të nënshkruar një traktat që do shkaktonte lufte, përkundrazi për të promovuar paqen. Në rast se nuk mund të na pranojnë në dy Republika, ne me kënaqësinë më të madhe shkojmë drejt një Republike. Fqinjët tanë duhet të mësojnë të na shohin në tërësi”.

I pyetur mbi debatin e nisur në Kosovë për mbajtjen e shamisë në shkolla, Ramabaja u shpreh:

Është keqkuptuar deklarata e kryeministrit Kurti. Në programin e ‘Vetëvendosjes’ ka qenë prej vitesh pajtimi për të ulur pragun edhe të votimit edhe çështjeve të kësaj natyre për mbajtjen e shamisë, në 16 vjeç. Kurti dhe të tjerë e kanë të qartë që kemi të bëjmë me një Republikë që në themel kemi laicitetin. Ndryshime të kësaj natyre duan ndryshme kushtetuese që s’mund t’i bëjë vetëm vetëvendosja, por Parlamenti. Kjo çështje do të duhet të rregullohet me ligj, por në kohën e duhur, jo tash”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy