
Data 3 mars duket se do të jetë beteja përfundimtare mes dy kampeve brenda Partisë Demokratike, pasi Gjykata e Apelit do të vendosë se kush do ta drejtojë partinë, Sali Berisha apo Enkelejd Alibeaj, i cili aktualisht ka edhe vulën e partisë.
Lidhur me këtë seancë, njëri nga avokatët e PD-së, Rezart Kthupi, tha për “MCN live”, se pavarësisht se presim zgjidhje, duke parë kompleksitetin e çështjes, me gjasë seanca do të zgjasë.
Të gjitha gjasat janë që data 3 mars të kemi një zgjidhje, pavarësisht kah, sa i takon protestë me 3 mars, nuk ka indicie që protesta mbahet për presion gjyqi, në gjykimin tim nuk është se ka ndonjë arsye apo shkak bindës për të thënë që këto dy çështje janë të lidhura me njëra tjetrën.
Procedualisht, duke pasur parasysh kompleksitetin e gjyqit, në gjykimin tim, është seancë që do të zgjasë, varet pastaj nëse gjykata do të jetë në gjendje të marrë një vendim me datë 3 apo jo., do të jetë e bindur, do të ketë kuptuar thelbin e çështjes dhe do të madh të ketë arritur në pikën ku mund të vendosë se kush nga palët ka të drejtë. Për aq kohë sa vetëm lista e provave dhe pretendimet që kanë palët janë të konsiderueshme arritja e një përfundimi nga gjykata varet nëse ajo ka vullnetin për ta shqyrtuar çështjen dhe për ta përfunduar atë ditë ose për ta përcaktuara një seancë tjetër.
Nëse gjyqi do të përfundoj me datë 3 apo do të vijon me një seancë tjetër në vullnet të gjykatës, sepse është gjyq kompleks.
Për avokatin Kthupi, vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë është i papranueshëm dhe si i tillë është i ankimuar në Gjykatë e Apelit.
Sipas tij mënyra së si u shqyrtuan 10 mijë faqe dosje për 2 ditë lë shumë dyshime, teksa presin që Gjykata e Apelit do rrëzoj vendimin e Shkallës së Parë.
Pa marrë një vendim të formës së prere nuk e konsiderojë të tillë sepse pasi të shqyrtohet vendimi dhe të marrë një formë të prerë, është i detyrueshëm për palët.
Kemi një gjykatë që është shprehur por nuk kemi një vendimi që pretendohet. Nëse do kishim një vendim, ky vendim do shkonte në KQZ dhe sot nuk do të kishim atë dilemën institucionale që ngre lidhur me regjistrimin apo mos regjistrimin e kujt prej palëve.
Pra është i ankimuar në gjykatë, është në proces hetimi, nuk kemi gjë të zgjidhur juridikisht, sa i përket transparencës së gjykimit të provave kjo ha debat sepse çështja gjyqësore është shqyrtuar në vetëm dy ditë kalendarike dhe një gjyqtar që arrin të shqyrtoj 10 mijë faqe dokumente në dy ditë meriton të jetë hero në Republikën e Shqipërisë dhe meriton të shpallet për efekt të kapaciteteve të tij, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Pra ka hije dyshimi për vlefshmërinë ose mënyrën se si ky vendim është arritur dhe ka arritur qe pas shqyrtimit të këtyre provave të marrë një vendim. Këtë do ta zgjidhim në gjykatën e Apelit, ajo do ti japi zgjidhje të gjithë pretendimeve që kanë palët.
Kështu që presim vendimin e Apelit dhe shohim se kush ka qenë legjitimiteti, transparenca, dhe jemi të bindur se ky vendim nuk do të lere atë të shkallës së Parë, ai vendim nuk qëndron ligjërisht , provat mbi të cilat ai vendim është marrë nuk qëndrojnë dhe jemi të bindur se gjykata e Apelit nuk mund të vendos veçse rrëzimin e atij vendimi dhe kthimin e çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë, duke lënë legjitimitetin në gjendjen siç është me u.d të kryetarit aktual, Enkelejd Alibeaj.



