Vlerësimi që i bëhet Perandorisë Osmane për 5 shekuj në Shqipëri Nexhmedin Spahiu e vlerëson më sy neutral.
Nga emisioni Arnautistan në MCN TV ai shprehet se Perandorinë Osmane do duhej ta shohim siç shohim Perandorinë Romake dhe siç shohim të tjerat. Natyrisht sipas tij ne nuk mund ta krahasojmë kohën moderne me Mesjetën.
Është e vërtetë që ne ngelëm keq, kur iku Perandoria Osmane, ishim më të lidhurit me atë perandori, prej popujve të tjerë sepse ishim vetëm ne dhe boshnjakët në Evropë që ishim me shumicë myslimane.
Në kohën e pushtimit otoman, një pjesë e serbëve ishin mysliman, një pjesë e grekëve ishin mysliman, një pjesë hungarezëve, kroatëve, ishin mysliman por kur u zhvilluan revolucionet në këto vende, ata u dëbuan, i rikonvertuan, ose i vranë, i zhdukën.
Bënë gjenocid por shqiptarët u islamizuan me shumicë në kohën e Çuperlinjëve, u bënë mbi 20% mysliman thjesht se pushteti ishte i shqiptarëve.
Sulltani ishte neutral karshi etnive, nuk i interesonte atij se çfarë etnie je, kryesore ti paguaje taksa, por kur pashallarët ngjiteshin në Administratën Osmane, e natyrshme që për shkaqe logjistike të mbanin afër vetes, pjesëtar të etnisë së vet.
Kështu që nëse ishte një Pasha shqiptar e natyrshme të kishte rrethin e vet. Dhe tani kur e morën pushtetin Çuperlinjtë, numri i shqiptarëve të islamizuar deri në atë kohë ishte 20%, jo më shumë.
Mirëpo, atëherë u paraqit nevoja duke i tërhequr në struktura të larta, e thërrisnin njëri-tjetrin, hajde bëhu mysliman, për të qenë në administratë, bëhesh sundimtar i një vendi, psh, në Kajro, Bejrut, etj, dhe shqiptarët u zgjeruan shkuan deri në Ukrainë, kemi në atë kohë edhe shpërnguljen e shqiptarëve që jetojnë atje në Ukrainë.



