Një shqiptar u arrestua në Bari të Italisë, pasi iu gjet në furgon një hutë e balsamosur. Shpendi, që ndryshe cilësohet si buteo buteo është një specie e mbrojtur. Policia e Barit dhe zyrtarët e Doganave kanë kryer një kontroll në furgonin e drejtuar nga shqiptari. Brenda automjetit u gjet zogu grabitqar, që më pas iu rikthye pronarit.



