Orban: Polonia dhe Hungaria të “përdhunuar” ligjërisht nga BE për emigrantët

Orban: Polonia dhe Hungaria të “përdhunuar” ligjërisht nga BE për emigrantët

Polonia dhe Hungaria janë “përdhunuar ligjërisht” nga Bashkimi Europian. Është kjo akuza e Kryeministrit hungarez, Viktor Orban, në lidhje me paktin e BE-së për migracionin që Budapesti dhe Varshava.

Nëse jeni të përdhunuar ligjërisht, të detyruar të pranoni diçka që nuk ju pëlqen, si do të arrini një kompromis? Është e pamundur!

Duhet përjashtuar çdo mundësi për një marrëveshje jo vetëm tani, por edhe në vitet në vijim.

Deklarata e Orban u bë pas mbërritjes së tij në Këshillin Europian në Granada, duke folur për vendimet e marra me shumicë të cilësuar dhe jo në unanimitet.

Nuk ka asnjë mundësi për një marrëveshje për emigrantët sepse ne kishim vendosur më parë që emigracioni do të rregullohej në bazë të marrëveshjeve të njëanshme, por kjo u ndryshua në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave të Brendshëm më 28 shtator.

Polonia dhe Hungaria nuk ishin të pakënaqur me propozimin, por u lanë mënjanë. Propozimi u shty përpara. Polonia dhe Hungaria janë lënë krejtësisht jashtë.

Pas kësaj nuk ka asnjë mundësi për asnjë lloj marrëveshjeje apo kompromisi për emigracionin, politikisht është e pamundur.

Jo vetëm sot, por në përgjithësi për vitet e ardhshme, sepse ne kemi qenë, si të thuash, të përdhunuar ligjërisht.

Nëse jeni të dhunuar ligjërisht, të detyruar të pranoni diçka që nuk ju pëlqen, si mund të keni një kompromis, një marrëveshje? Është e pamundur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy