Qori, thirrje për një valë protestash: Jemi viktimë e luftës së miliarderëve, duhet të ngremë dorë!

Qori, thirrje për një valë protestash: Jemi viktimë e luftës së miliarderëve, duhet të ngremë dorë!

Aktivisti i Organizatës Politike Arlind Qori foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi protestën e nisur që prej ditës së djeshme kundër rritjes së çmimeve, si dhe thirrjet për rrëzimin e sistemit partiak.

Ne e dimë që Rafineria e Ballshit është shkatërruar. Pse ka shkuar për skrap?! Pse Shqipëria nuk përpunon naftën e vet, që do bënte që të kishim çmime të ulëta. Për këtë ka përgjegjës. Kanë luksin të bëjnë sikur ndeshen me njëri-tjetrin dhe të qajnë hallet e njerëzve të varfër, ndërkohë që jetojnë në një tjetër planet. Jemi viktimë e një lufte nga ana e atyre që janë milionerë dhe miliarderë. Ne duhet të kthejmë dorë, nuk duhet të jemi vetëm viktima të kësaj lufte”.

Qori tha se denoncimet janë publike sa i takon sektorit të naftës dhe ekzistojnë indiciet që drejtësia të hetojë.

Sektorin e naftës janë shumë pak firma që e kontrollojnë. Është kollaj të hetosh një vrasës me pagesë, por është e vështirë të hetosh ata që kontrollojnë ekonominë. Kemi një strukturë ekonomike jashtëzakonisht problematike, nga e cila përfitojnë shumë pak veta. Alternativat në Parlament janë si të zgjedhësh mes ujkut, hienës dhe çakallit. Denoncimet tona janë publike. Mund të flasim për indicie, s’jemi hetues që të artikulojmë një akuzë, kjo është detyrë e institucioneve shtetërore. Detyra jonë është të ndërgjegjësojmë qytetarët. Unë dhe t’i zgjohemi duke menduar si të bëjmë një jetë normale. Ata që kanë pushtetin ekonomik dhe politik zgjohen përditë duke menduar si të na vjedhin”.

I pyetur mbi idenë për kontraktimin e një kompanie të huaj për tenderat publik, Qori tha:

Çfarë do lloj mase që hajduti të marrë për të kufizuar hajdutërinë do ishte absurde. Ka politikanë që në marrëdhënie me oligarkët pasurohen gjithnjë më shumë. Çdo masë është operacion imazhi. Ata s’mund ta luftojnë sistemin ku ata janë”.

Duke folur mbi protestën e zhvilluar dje, Qori tha se ajo të jetë e para e një vale protestash. Sipas tij njerëzit janë të pakënaqur, por kanë humbur besimin te vetja se mund të bëjnë diçka.

Kjo do të jetë protesta e parë e një vale protestash. Njerëzve u ka humbur besimi se mund të bëjnë diçka, u ka humbur besimi te vetja. Kur i takojmë thonë: ‘keni të drejtë, por çfarë do ndryshojë prania ime në protestë!’. Kur bëhemi me dhjetëra mijëra ne e kuptojmë sa të fuqishëm jemi. Më e mira që mund të arrinim do ishte të përmbysnim këtë sistem. Duhet të rrisim trysninë ndaj atyre që na vjedhin dhe poshtërojnë. Duhet të përdorim të gjitha mjetet për të çuar përpara aspiratat tona. Ne nuk kërkojmë privilegje. Nuk del njeri në protestë sepse s’ka shtëpi në plazh. Dalin sepse nuk përballojnë dot çmimin e qumështit, vajit, bukës. Pas 100 e kusur viteve njerëzit akoma mendojnë për bukën e gojës. Situata është katastrofike. Njerëzit janë të pakënaqur kudo që shkon. Çështja është si këtë pakënaqësi ta bëjmë bashkë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy