
Doktoresha Mereme Sela, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi skualifikimin e saj nga gara për drejtimin e Partisë Demokratike, duke deklaruar se do ta mundte bindshëm Sali Berishën në një proces të ndershëm zgjedhor.
Sela u shpreh se arsyeja e përjashtimit të saj nga gara lidhet me frikën që, sipas saj, drejtuesit aktualë të PD-së kanë ndaj figurave të reja.
Sipas Selës, Berisha e ka mbyllur ciklin e tij politik dhe Partia Demokratike ka nevojë për ide dhe figura të reja.
Po garantoj një gjë për opinionin publik, kolegët në QSUT, nëse do të ishte garë e ndershme dhe nëse do të isha unë dhe zoti Berisha, jam e sigurtë që do të fitoja numrin më të madh të votave dhe Berisha do të dilte me humbje katasrofike ndaj meje.
Mendoj se e kam shprehur edhe nga selia, kam respekt për të si koleg pwr Berishen, dhe aty mbyllet çdo gjë. E ka mbyllur ciklin e karrierës, historisë, kisha menduar se do të isha kandidatja më potenciale aty, pa asnjë impakt negativ. Unë do ta kisha lënë si lider historik. Unë hyra për të kandiduar dhe për ta drejtuar unë PD-në.
Mendoj se skualifikimi ishte arbitrar.
Mendoj se frika ime i ka trembur dhe më kanë skualifikuar. Unë kam ide të reja, të vjetërit kanë mbaruar punë.



