Prokurori i Durrësit Arjan Ndoj nuk e ka kaluar procesin e vetingut. Ai është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Mësohet se Ndoji nuk ka justifikuar pasurinë.
Në seancën e zhvilluar pak ditë më parë në KPK, Ndoji u përplas me përfaqësuesin e ONM-së, Theo Jacobs.
Ky i fundit e pyeti Ndojin përse u rikthye si prokuror në 2008-ën, ndërsa shprehej se fitonte 250 mijë euro në vit si avokat.
Kujtojmë që Arjan Ndoji i shpëtoi një atentati në vitin 2019. Në drejtim të makinës së tij u qëllua me armë zjarri, ku plumbat lanë të vdekur shoferin e tij Andi Maloku.



