Ne do ta përfundojmë këtë luftë në interes të të gjithë fëmijëve, do ta përfundojmë me kushtet tona.

Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky teksa po fliste në Bundestag (një nga dy dhomat e parlamentit gjerman).
Më tej gjatë fjalë së tij, Zelensky tha se koha për kompromis ka mbaruar dhe se Evropa duhet të jetë kontinenti i paqes së fortë.
Ukraina nuk duhet të ndahet.
Ju mund ta kuptoni pse ne po luftojmë kaq fort kundër përpjekjeve të Rusisë për të ndarë Ukrainën.
"Rusia shkatërroi Groznin dhe Aleppon, ndau Moldavinë, e detyroi Bjellorusinë të gjunjëzojë. Është në interesin tonë të përbashkët që Putini të humbasë”, shtoi më tej Zelensky.



