Kuvendi miraton marrëveshjen me Pfizer, 94 vota pro

Kuvendi miraton marrëveshjen me Pfizer, 94 vota pro

Miratohet Akti Normativ për marrëveshjen mbi prodhimin dhe furnizimin me vaksinën Pfizer.

Të treja Aktet Normative u miratuan me 94 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim. 

Murrizi për vaksinën: S'ka marrëveshje sekrete, deputetët të informohen me detaje 

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi ka shprehur dakordësimin e tij për miratimin e tre akteve normative të propozuara nga qeveria mbi pandeminë, por me kushtin që marrëveshjame Pfizer të bëhet e njohur për deputetët.

Murrizi shprehet se deputetët nuk mund të votojnë për një marrëveshje sekrete pa u njohur me detajet.

“Kam shprehur dakordësinë për miratimin e këtyre tre akteve. Por nëse kjo marrëveshje për vaksinat konsiderohet sekret, ka një rregull që deputetët të marrin informacion të detajuar, nga ku erdhi kjo vaksine, nga kush është certifikuar, me çfarë çmimi etj, por jo nëse është për kapriço. Kompania nuk ka të drejtë t'i kërkojë Parlamentit të nënshkruajë një marrëveshje sekrete, shteti po. Ndaj ftoj mazhorancën që deputetët e pajisur me certifikatë sigurie të marrin informacion të detajuar", tha Murrizi. 

Gjoni: Marrëveshja me Pfizer s'ka transparencë, po talleni me Parlamentin

Gjatë seancës së sotme parlamentare, kryeparlamentari Ruçi ka kërkuar nga Kuvendi miratimin e tre akteve normative të propozuara nga qeveria.

Në fokus do të jetë marrëveshja e vendit tonë me një nga shtetet e Bashkimit Europian që kontribuoi në furnizmin me dozat e parë të Pfizer.

Deputeti  Ralf Gjoni e ka konsderuar këtë si tallje të qeverisë, pasi nuk ka transparencë në marrëveshjet e bëra  që do ti kushtojnë buxhetit të shtetit miliona lekë.

“Ky ekzekutiv nuk mund të tallet në këtë faër feje me Parlamentin. Po kërkoj në rendin e ditës tekstin e akteve normative, asnjë shenjë. Deputetët e Kuvendit nuk mundet të shprehen me votim, bazuar thjesht në tituj të lexuar nga kryetari i Kuvendit. Keni kaluar nga debati i madh i vitit të kaluar me ministren Manastirliu për vaksinën Covax, e cila nuk e di se ku po fshihet, se nuk po shohim asnjë gjurmë të saj, në disa vaksina klandestine, deri në marrëveshjen teksti i së cilave mungon. A ka mundësi të ketë transparencë, sepse kemi përgjegjësi të madhe si deputetë për të votuar shuma të mëdha në buxhet për vaksinat, por procedurat duhet të bëhen transparente. Ndryshe po e kthejmë shtetin në një çerdhe”, tha Gjoni.

Në kundërpërgjigje të akuzave të deputetit Ralf Gjoni, Ruçi ka theksuar se kjo marrëveshje është bërë publike në Konfernecën e Kryetarëve dhe se deputetët do të njihen më këtë marrëveshje.

 “S’kemi të bëjmë me tallje të ekzekutivit dhe s’ka vend për ta thënë këtë. Më dëgjo, se unë të dëgjova. Të dy aktet unë i kam bërë publike në Konferencën e Kryetarëve, ku kam artikuluar fjalinë “nuk do të botohen”, por deputetët duhet të njihen absolutisht me to. Kështu që s’ka asgjë këtu për transparencë. Kjo është një kërkesë për të gjitha parlamentet dhe ne jemi të detyruar ta zbatojmë“, tha Ruçi.

Nis sesioni i fundit i legjislaturës/ Ruçi: Punuam në kushte të vështira, sukses funksionaliteti i Kushtetueses  17:24 

Ka nisur sesioni i fundit Parlamentar para zgjedhjeve të 25 prillit, sot më 18 janar. 

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, gjatë fjalës së tij është shprehur se sesioni i kaluar paramentar ishte një sukses, pasi u arrit funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht së është punuar në kushte të vështira, duke iu refereuar këtu braktisjes së opozitës.

Kryeparlamentari ka folur gjithashtu edhe për reformën në drejtësi, duke theksuar se kjo reformë po funksionon normalisht.

"Në seancën e parë plenare të legjislatures, u zotuam të bëjmë ligje për thellimin e reformave të mëdha të jetës ekonomike e politike të vendit, në rradhë të parë reformës zgjedhore e reformës në drejtësi. Për ta bërë Shqipërinë të fortë ekonomikisht e politikisht, një partnere më të denjë të aleatëve tanë të mëdhenj, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe botës së qytetëruar. Sot mund të pohojmë se përgjithësisht këto premtime janë realizuar. Ky fakt merr një vlerë më të madhe nëse mbajmë parasysh që, përveç vështirësive të zakonshme, vendi po përballet me dy pengesa të mëdha: goditja e tërmetit të 26 nëntorit dhe kufizimet prej pandemisë. Gjatë sesionit të kaluar, ne realizuam tre objektiva madhorë: bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese si një hap vendimtar i reformës në drejtësi; kryerjen e reformës zgjedhore; dhe marrjen e vendimit të Këshillit Europian për çeljen e negociatave. Kuvendi ka meritën e padiskutueshme në këto tre arritje", është shprehur Ruçi.

Rendi i ditës 

Sesioni që nisim sot është sesioni i fundit i kësaj legjislature dhe do të jetë i shkurtër. Megjithatë, gjatë këtij sesioni kemi disa objektiva të rëndësishme për të arritur. Midis tyre, dëshiroj të përmend:

1. Zbatimi i Planit të Veprimit të Kuvendit për jetërsimin e rekomandimeve për degën legjislative në Raportin 2020 të Komisionit Europian për Shqipërinë dhe fuqizimi i rolit rolit mbikëqyrës të Kuvendit në çështjet e integrimit europian.

2. Shtimi e plotësimi i listës së kanditatëve zëvëndësues të institucioneve të vetingut. Për realizimin e këtij objektivi, do të ringremë komisionet e posaçme parlamentare për zgjedhjen e kanditateve, sipas listës së vitit 2017.

3. Rritja e transparencës parlamentare, nëpërmjet përfshirjes sa më të madhe të medias, shoqërisë civile, grupeve të interesit dhe publikut në procesin legjislativ, kontrollin parlamentar dhe aktivitete të tjera parlamentare.

4. Standardizimi i procedurave të kontrollit parlamentar dhe intensifikimi i përdorimit të të gjithë mekanizmave të kontrollit, të parashikuara në rregulloren e Kuvendit, me qëllim përfaqësimin sa më mirë të zgjedhësve dhe rritjen e llogaridhënies ndaj publikut. Kjo do të realizohet nëpërmjet miratimit të Manualit të Mbikëqyrjes Parlamentare.

5. Përmirësimi i funksionimit të veprimtarive parlamentare, nëpërmjet vënies në eficence të plotë të sistemit të qëndërzuar kompjuterik dhe sistemit Audio-Video.

6. Fillimi i punës për ngritjen e Institutit Parlamentar, si një shërbim i ri modernizues i Kuvendit, i cili do të realizohet në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Demokrat të Shteteve të Bashkuara, me mbështetjen e Qeverise së Zvicrës.
Punë të mbarë sesionit të ri!

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy