Si u ekzekutua biznesmeni në Elbasan në dalje nga zyra/ Çështja për të cilën ishte në gjyq

Si u ekzekutua biznesmeni në Elbasan në dalje nga zyra/ Çështja për të cilën ishte në gjyq

Një biznesmen u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:35 në lagjen “Emiri Metraxhiu” në Elbasan. 

 

Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla, 43 vjeç, u vra me dy plumba në kokë brenda makinës së tij tip “Range Rover”, në karburantin “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij, në dalje të Elbasanit. 

 

Mësohet se viktima është qëlluar sapo ka dalë nga zyra e biznesit të tij dhe ka hyrë në makinë. 

 

Gjithashtu, biznesmeni i ekzekutuar ishte edhe pronar i një shërbimi taksi në qytetin e Elbasanit, i quajtur “El Taxi”. 

 

Dëshmitë paraprake bëjnë me dije se është qëlluar të paktën tre herë nga ana e pasagjerit. Edhe pse 43-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra.

 

Mësohet se viktima ishte i martuar dhe babai i dy fëmijëve të mitur.

 

Sakaq shërbimet e policisë menjëherë pas ngjarjes ngritën pika kontrolli në dalje të qytetit dhe nisën punën për kapjen e autorit/ëve.

 

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë mësohet se mjeti ku lëviznin autorët ishte një Audi ngjyrë e zezë dhe dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes nëpërmjet aksit rrugor Elbasan-Librazhd.

 

Mësohet se Mondi Mëhalla, siç njihej në Elbasan ishte në gjyq për armëmbajtje pa leje, posedim të sendesh të jashtëligjshme dhe shpërndarje narkotikësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy