OSBE: Nuk ka më kohë, të nisë puna për reformën zgjedhore

OSBE: Nuk ka më kohë, të nisë puna për reformën zgjedhore

“Nuk ka më kohë për të humbur, puna për reformën zgjedhore duhet të nisë tani”. Ky është apeli i prezencës së OSBE-së në Shqipëri lidhur me përmbylljen në kohë të reformës zgjedhore. “Ka mbetur vetëm një muaj e gjysmë deri në fillimin zyrtar të përgatitjeve, mandati i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore skadon më 9 dhjetor dhe procesi i reformës zgjedhore nuk ka nisur ende. E thënë thjesht, nuk ka më kohë për të humbur!” tha përfaqësuesja e Prezencës së OSBE-së, shefja e zyrës politike Carolina Ramos Da Costa.

Ajo përcolli mesazhin e Kryetarit të Prezencës, ambasadorit Bernd Borchardt, që komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore të mblidhet dhe të rifillojë punën, me kapacitet të plotë, sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Është thelbësore që reforma të përfundojë në kohën e duhur përpara zgjedhjeve. Që kjo të bëhet realitet, komisioni duhet t’u japë përparësi fushave të tij të punës, në mënyrë që të realizojë një reformë zgjedhore e cila i trajton të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe që, gjithashtu, i përfshin të gjithë aktorët në një proces transparent”, tha ajo.

Ramos Da Costa bëri disa sugjerime, si ngritja e platformave për raportimin e shpenzimeve të partive politike dhe rasteve të dyshuara të korrupsionit; vendosja e përgjegjësive të brendshme të qarta në KQZ për mbikëqyrjen e financave të partive; pajisjen e partive politike me një program kompjuterik financiar vetëm për financimet e partive politike; si dhe botimin nga KQZ-ja të çmimeve të referencës për veprimtaritë zgjedhore.

“Një sugjerim i fundit: ne e konsiderojmë si tejet të rëndësishëm botimin nga KQZ-ja të çmimeve të referencës për veprimtaritë zgjedhore. Cili është çmimi i një veprimtarie me 300 apo 3,000 njerëz? Cili është çmimi i një pankarte të vogël ose të madhe? Cila është kostoja e një zyre zgjedhore në Tiranë, Koplik apo Leskovik?”, tha ajo.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy