Dupi: Kur nuk shkon martesa, divorci nuk është fundi i botës. Komuniteti të jetë më suportues  

Dupi: Kur nuk shkon martesa, divorci nuk është fundi i botës. Komuniteti të jetë më suportues  

A është divorci zgjidhje? Kjo është pyetja që shoqëria shqiptar vazhdon ta ketë në raste të krizës së martesave.

Për blogeren Tea Dupi, e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, kur një martesë nuk shkon, divorci nuk është fundi i botës, teksa ke bërë të gjithë përpjekjet për ta mbijetuar atë.

Mendoj se secili çift që martohet e mendon si fillimin dhe mbarimin e jetës së vet me partnerin e vet.

Martesa është institucion porse nëse aty mbaron dashuria, fluturat, ajo është një gjë që duhet të marrin përgjegjësi për fëmijët nëse duan të ndahen.

Dashuria dhe dëshira për të mbajtur familjen gjallë është përballimi i vështirësive por kur papritur kupton që njeriu që ke afër, nuk është i aftë për këto sfida, atëherë përtej tolerancës dhe dëshirës për ta mbajtur këtë martesë, duhet të kuptosh se divorci është një zgjidhje.

Divorci nuk është fundi i botës, të dy prindërit duhet të marrin përgjegjësitë dhe poashtu të mos përdorin fëmijët për inate të njëri tjetrit.

Blogeria Dupi ka një mesazh për komunitetin dhe institucionet që të jenë më përkrahëse për nënat e divorcuara.

Familja së pari duhet të jetë mbështetëse për gratë. Duhet të ndryshohet mendësia që gjithçka është fundi, më mirë të fillosh një jetë të vështirë dhe të hedhën hapa para për të ja filluar nga e para.

Komuniteti duhet të jetë alert dhe policia të jetë më e vëmendshme kur ka denoncime nga partner, si dhe të funksionojnë politikat sociale, të suportohet një nënë me fëmijë, që të mos shihet divorci si fundi i botës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy