Gjoni: Temperatura në ngritje dhe reshje shiu gjatë tërë javës (VIDEO)

Gjoni: Temperatura në ngritje dhe reshje shiu gjatë tërë javës (VIDEO)

Përfaqësuesja e IGJEUM, Anira Gjoni, në një komunikim për shikuesit e “MCN live”, tha se java që nisi do të mbizotërojë nga reshje shiu në tërë territorin e vendit.

Sipas parashikimeve, do të fillojë edhe ngritja graduale e temperaturave të ajrit, krahasuar me javën që lamë pas.

Ashtu siç nisi dita e hënë, na presim temperatura më të larta, më të ngrohta dhe do të jetë një javë me reshje në formën e shiut dhe të borës në zonat malore, pra të kombinuara.

Për ditën e sotme maksimalet e ditës presim të jenë në bregdet 12 gradë, në zonat e uleta, 9 dhe në zonat malore 4. Ndërsa për ditën e nesërme presim që temperaturat minimale të zbresin në bregdet në 19 gradë, maksimalet 15, në zonat e ulëta minimalet 9 grad, maksimalet 14 gra dhe në zonat malore min ne 3 dhe max. në 9 grad.

Sipas meteorologes Gjoni, nuk do të mungojnë në zonat malore edhe alternimet me shi dhe dëborë.

Këto vlera do të luhaten gjatë tërë javës, presim që të enjten të kemi një rritje tjetër me tej rritjes që sapo përmenda dhe do të kemi të shoqëruar me vranësira dhe reshje shiu pra në tërë territorin e vendit.

Në zonat malore, deri ne 800 metër, kryesisht do të jete veriut dhe lindja e vendit që reshjet do ti ketë edhe në formën e dëborës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy