<p>Gazetari Mariglen Kume thotë se rotacioni në zgjedhjet e 11 majit nuk përjashtohet, pavarësisht se sondazhet favorizojnë maxhorancën aktuale. Në studion e MCN Informacion, Kume tha se ndërsa socialistët nuk bëjnë një bilanc për arritjet e 12 viteve në pushtet, PD si parti që funksionon me frymë mund të rezervojë surpriza.</p> <blockquote> <p><em>Nëse shohim sondazhet, gjasat janë që mund të ketë një rikonfirmim të qeverisë aktuale. Kundërshtari i PS, është një parti që nuk ka një organizim si PS, por është parti që funksionon me frymë. Kur kjo frymë ngrihet, del jashtë parashikimeve. PD ka arritje në sondazhe. Mund edhe të mos e përjashtojmë frymën që sjell rotacionin. </em></p> <p><em>Si qytetar do ta shikoja në këtë prizëm. Ka 12 vite në qeverisje PS. Kandidatët janë marrë secili me çështjet e veta. A ka pasur një bilanc për secilin. A janë në gjendje të bëjnë një bilanc. Llogaritet nga Eurostat që nga Shqipëria të kenë ikur rreth 1 milionë njerëz. </em></p> <p> </p> </blockquote>



