Disa vjet më parë, një i ri egjiptian la studimet që po ndiqte në arkeologji për të gjuajtur akrepë në shkretëtirat e Egjiptit, duke mbledhur helmin e tyre për përdorim medicinal.
Në moshën 25 vjeç, Mohamed Hamdy Boshta është tani pronari i Kompanisë Venom Cairo - një projekt që ka vendosur 80 000 akrepë në ferma të ndryshme në të gjithë Egjiptin, si dhe një numër të madh gjarpërinjsh, të cilët do të përdoren për helmin e tyre.
Pasi kapen duke përdorur një dritë UV, akrepat ekspozohen ndaj një rryme të vogël elektrike për të stimuluar çlirimin e helmit, një gram i së cilës mund të prodhojë midis 20 000 deri në 50 000 doza antihelm.
Një gram helm akrepi mund të arrijë 10 000 dollarë dhe Boshta e eksporton atë në Evropë dhe SHBA, ku përdoret për të prodhuar antivenom dhe një sërë ilaçesh të tjera, për sëmundje të tilla si hipertensioni.



