Mos ndërhynim ne PD do ishte në çadër akoma, do i kërkonin leje Lali Erit për të dalë me rroba banje

Mos ndërhynim ne PD do ishte në çadër akoma, do i kërkonin leje Lali Erit për të dalë me rroba banje

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish Partinë Demokratike. Nga Njësia nr.5 në kryeqytet ku ka prezantuar kandidatët për deputet për zgjedhjet e 25 qershorit, kryeministri Rama është ndalur tek marrëveshja PS-PD. Rama tha se nëse do të kishin ndërhyrë, atëherë opozita do të vazhdonte të qëndronte në çadrën e protestës.

E fill pas kësaj, kryeministri Rama ka vijuar batutat e tij, duke u shprehur se për shkak të vapës, do t’i kërkonin leje kryebashkiakut të Tiranës që “të qëndronin në çadër me rroba banje”.

“Mos kishim ndërhyrë ne do ishin në çadër akoma, do i kërkonin leje Lali Erit për të dalë me rroba banje”, u shpreh kryeministri Rama, duke bërë që të pranishmit të shpërthejnë në të qeshura.

Rama thotë se në 4 vitet e ardhshme, nëse do të marrë votat e qytetarëve, do të luftojë për të rritur ekonominë dhe punësimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy