Stuhia e fortë shkatërron pjesën e përparme të avionit në fluturim, pasagjerët në panik

Stuhia e fortë shkatërron pjesën e përparme të avionit në fluturim, pasagjerët në panik

Një panik i madh ka përfshirë udhëtarët e një avioni nga linja ajrore kiliane LATAM pak ditë më parë. 

"Airbus A320" që lidhte Kilin me Perunë kaloi përmes një stuhie të dhunshme breshëri, duke krijuar skena kaosi gjatë fluturimit. 

Avioni u godit fort nga kushtet e këqija të motit. Hunda e avionit u shqye dhe xhami i kabinës u thye nga goditja e breshërit. Pjesa e pasme e avionit gjithashtu u dëmtua rëndë. Në videot e marra nga njerëzit në bord, dëgjohen shumë shkreptima dhe goditje breshëri, ndërkohë që pasagjerët shfaqen të shtangur dhe të kapur pas sediljeve të tyre. 

Përballë turbulencave të forta njerëzit madje filluan të bërtasin dhe të panikosen.

Avioni duhej të ulej urgjentisht në aeroportin Asuncion në Paraguaj, duke zbuluar dëme të mëdha në A320, i cili po transportonte 48 persona.

Në një njoftim për shtyp, kompania tregoi se të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi ishin shëndoshë e mirë, dhe shpreh keqardhjen për çdo shqetësim që kjo situatë moti mund t'u ketë shkaktuar pasagjerëve të saj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy