Militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit do të ndjekin thirrjen e liderit të saj të burgosur Abdullah Oçalan për çarmatosjen e organizatës dhe do të shpallë një armëpushim të menjëhershëm, duke hedhur një hap të madh drejt përfundimit të një konflikti 40-vjeçar me shtetin turk.
PKK tha se shpreson që Ankaraja të lirojë Oçalanin, i cili është mbajtur pothuajse në izolim total që nga viti 1999, në mënyrë që ai të mund të udhëheqë procesin e çarmatimit, duke shtuar se duhet të krijohen kushtet e nevojshme politike dhe demokratike që procesi të ketë sukses.
Kjo lëvizje e Partisë së Kurdëve të Kurdistanit e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, BE-ja dhe SHBA-ja, shihet si braktisje e kërkesës për një shtet të pavarur kurd në Turqinë juglindore, për të cilin ka luftuar që nga vitet 1980.
Realitetet konkrete tregojnë qartë se për zbatimin e suksesshëm të thirrjes për Paqe dhe Shoqëri Demokratike, për demokratizimin e Turqisë dhe Lindjes së Mesme mbi bazën e zgjidhjes demokratike të çështjes kurde, dhe për hapjen e rrugës për zhvillimin e lëvizjes demokratike globale, është thelbësore që lideri Abdullah Öcalan të jetë në gjendje të jetojë dhe të punojë në lirinë e natyrshme me me miqtë e tij. Shpresojmë që kushtet për këtë të plotësohen nga institucionet kompetente shtetërore.
Të enjten, më 27 shkurt, lideri i PKK-së, Abdullah Öcalan, i bëri thirrje organizatës të dorëzojë armët dhe të mbajë një kongres për të marrë vendimin e shpërbërjes. Një mesazh që u përshkrua si historik dhe u lexua në Stamboll nga anëtarët e delegacionit të Partisë pro-kurde për Barazi dhe Demokraci Popullore.
Rexhep Taip Erdogan e cilësoi si hap dhe mundësi historike apelin e kreut të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit
Në kalvarin 40-vjeçar të Turqisë me terrorizmin, ne jemi përballur me vështirësi shumë serioze. Terrorizmi shënjestroi jo vetëm integritetin e shtetit tonë dhe paqen e kombit tonë, por edhe demokracinë, ekonominë dhe politikën tonë. Kërcënimi i terrorizmit u përdor për të shantazhuar politikanët, për të manipuluar politikën në vendin tonë për shumë vite. Ne gjithmonë kemi ruajtur ekuilibrin mes sigurisë dhe lirisë. Ne kurrë nuk kemi hedhur hije mbi vëllazërinë e thellë dhe të përjetshme në këto vende. Përkundrazi, e kemi forcuar edhe më shumë.
Duke iu referuar thirrjes së Oçalanit, presidenti turk tha se vendi ka hyrë në një fazë të re përpjekjesh për një Turqi pa terrorizëm dhe se kjo periudhë kritike duhet kaluar me me qetësi, gjakftohtësi dhe ndershmëri



