16 Shtator, Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Shtresës së Ozonit

16 Shtator, Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Shtresës së Ozonit

16 shtatori shënon në gjithë botën Ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Shtresës së Ozonit, shtresës së brishtë të gazit që mbron Tokën nga pjesa e dëmshme e rrezeve të diellit, duke ndihmuar kështu në ruajtjen e jetës në planet.

 Kjo datë është zgjedhur pasi më 16 shtator 1987 është bërë nënshkrimi i Protokollit të Montrealit, me objektivin për të mbrojtur shtesën e ozonit nëpërmjet eliminimit gradual të konsumit dhe prodhimit të lëndëve ozon-holluese.

 Përvjetori i kësaj ditë të rëndësishme nënvizon thirrjen drejtuar shteteve për të vijuar punën me mbrojtjen e shtesës së ozonit.

Vrima e shkaktuar nga gazrat që shkatërrojnë ozonin (ODS) të përdorura në aerosole dhe ftohje, të tilla si frigoriferë dhe kondicionerë po kërcënonte të rrisë rastet e kancerit të lëkurës dhe kataraktit dhe të dëmtojë bimët, të korrat dhe ekosistemet.

Sipas Protokollit të Montrealit të Konventës, qeveritë, shkencëtarët dhe industria punuan së bashku për të shkurtuar 99 për qind të të gjitha substancave që shkatërrojnë ozonin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy