
Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa vranësira mesatare dhe hera-herës të dendura do të mbizotërojnë përgjatë relieveve malore në verilindje dhe juglindje të territorit.
Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 10 m/sek, ndërkohë që në lugina dhe bregdet, hera-herës, mund të arrijë deri në 14 m/sek, e shoqëruar me valëzim në det me forcë 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen: në bregdet: 1/11°C, në vendet e ulëta: -3 /12°C dhe në vendet malore: -9/4°C



