
Qeveria po harton një plan strehimi për çiftet e reja, një mënyrë kjo për parandaluar largimin e tyre nga vendi.
Gjatë fjalës së tij në konferencën “Sfidat e Emigracionit”, kryeministri Rama është shprehur se me këtë program, Shqipëria po ndjek shembullin e disa vendeve ku ai është aplikuar me sukses.
“Jemi duke punuar për një program të ri strehimi në funksion të çifteve të reja. Besojmë se ka një mundësi të madhe se duke ju krijuar të rinjve një mundësi reale strehimi, ne ta bëjmë qëndrimin e tyre në vend shumë më të mundshëm dhe tundimin për t’u larguar se nuk kanë dot një shtëpi të tyre, shumë më të ulët. Është një masë kombëtare që vende të tjera e kanë bërë përpara nesh me sukses. Me të pasur një draft të parë të këtij programi, do të konsultohemi me disa prej partnerëve tanë kryesorë”, u shpreh Rama.



