Tiranë/ Arrestohet 30-vjeçari, u kap me mina të telekomanduara  gati për të shpërthyer

Tiranë/ Arrestohet 30-vjeçari, u kap me mina të telekomanduara gati për të shpërthyer

Taulant G., është 30-vjeçari i arrestuar të enjten nga forcat e Komisariatit Numër 6 në zonën e “Astirit”, në Tiranë.

I riu nga Librazhdi, i cili u kap me dy mina C4 të telekomanduara, gati për shpërthim.

Sipas burimeve të policisë, dy minat C4 të lidhura me telefon, që telekomandohen në distancë do të përdoreshin për një ngjarje kriminale.

Autoritetet vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, ndërsa para policisë 30-vjeçari nuk ka pranuar të flasë.

Gjatë arrestimit Taulant G., iu sekuestruan edhe 3 telefona, dy karta telefoni, si dhe rreth 300 gramë kokainë.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy