I mbijetoi bombardimeve të Luftës së II Botërore, ngordh “aligatori i Hitlerit”

I mbijetoi bombardimeve të Luftës së II Botërore, ngordh “aligatori i Hitlerit”

Aligatori që i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore në Berlin dhe u përfol se i përkiste udhëheqësit nazist Adolf Hilter, ka ngordhur në kopshtin zoologjik të Moskës.

“Dje në mëngjes, aligatori ynë Mississippi Saturn ngordhi i plakur . Ai ishte rreth 84 vjeç, një moshë jashtëzakonisht e respektueshme,” thuhet në deklaratën e kopshtit zoologjik.

Kafsha e quajtur ‘i përkedheluri i Hitlerit’ e kishte origjinën nga SHBA-ja pasi raportohet se ka ardhur në jetë në vitin 1936 në SHBA.

Pas lindjes së tij ai u dërgua drejt Gjermanisë dhe u vendos në Kopshtin Zoologjik të Berlinit. Në vitin 1943, Saturni shpëtoi nga Kopshti Zoologjik kur qyteti u bombardua gjatë Luftës së Dytë Botërore. Askush nuk e di se çfarë bëri dhe si mbijetoi derisa u gjet nga ushtarët britanikë në 1946, të cilët ia dhanë trupave sovjetike.

“Kopshti zoologjik i Moskës ka pasur nderin ta ruajë Saturnin për 74 vjet,” tha kopshti zoologjik në një deklaratë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy