
Me 130 vota pro dhe asnjë kundër, Parlamenti ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së veriut në NATO. Ndërkohë në seancën ku merrte pjesë dhe kryeparlamentari maqedonas Talat Xhaferri, nuk munguan dhe incidentet. Deputeti demokrat Edi Paloka u përjashtua nga seanca, pasi qëlloi me bojë kryeministrin Edi Rama.



