Kamerat e shtëpisë së Murataj tradhëtoi bashkëpunëtorët e grabitësve të Rinasit

Kamerat e shtëpisë së Murataj tradhëtoi bashkëpunëtorët e grabitësve të Rinasit

Kamerat e sigurisë së banesës së Admir Murataj në Pezë dhe të biznesit të Dash Kupës, kanë tradhetuar grupin që në dy raste grabitën mjetet e transportit të parave të bankës.

"ABC News" ka mësuar se pas përfundimit të akt­ekspertimeve të kamerave të sigurisë, të marr nga serveret qendror të shtëpisë së Muratajt dhe bizneset e Kupës, janë identifikuar personat që kanë marr pjesë në grabitje.

Referuar këtyre pamjeve, prokuroria ka lëshuar urdhër­arrestet të cilët u ekzekutuan, duke prangosur shtetasit Aleksandër Murataj dhe Dritan Sinani. Sipas akuzës, dy të dyshuarit Murataj dhe Sinani janë fiksuar nga këto kamera sigurie, në takimet e zhvilluara para grabitjes dhe gjatë gjithë ditës së 9 shkurtit, kur edhe u krye grabitja e dytë në rrugën Qafë Kashar­Rinas.

Në këto pamje, të dyshuarit janë fiksuar duke transportuar edhe çantat, ku mendohet se ishin parat e grabitura. Sipas prokurorisë, Aleksandër Murataj, vëllai i të shpallurit në kërkim Admir Murataj dyshohet se nuk ka marr pjesë në grabitje direkt, por ka ndihmuar grabitësit si në vëzhgimin e mjeteve ashtu edhe pas grabitjes, duke i shoqëruar me makinë.

Ndërkohë i dyshuari Dritan Sinani, mendohet se ka marr pjesë në grabitje, por si shofer i njër prej dy foristradave që u përdoren gjatë grabitjes së 9 shkurtit. Gjithashtu,

Sinani rezulton se është dënuar kohë më parë nga prokuroria për krime të rënda për trafik droge të mbetur në tentativë, pasi është arrestuar duke tentuar të kaloi nga porti I Durrësit një sasi të konsiderueshme hashashi me autobusin, ku ishte punësuar si shofer.

Të dy këta të dyshuar, pritet që gjatë ditës së premte të dalin para gjykatës për krime të rënda për vleftësimin e arresit dhe caktimin e masës së sigurisë.

Burimet thonë se prokuroria ka dorëzuar kërkesat në gjykatë, ku kërkon që ndaj dy të dyshuarve të caktohet masa e sigurisë “Arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve.

Sipas akuzës, gjatë marrjes në pyetje të dy të dyshuarit, Aleksandër Murataj dhe Dritan Sinani nuk kanë pranuar të japin shpjegime për akuzat, duke rezervuar të drejtën për të fol në një fazë tjetër gjatë hetimit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy