Elbasan/ Duka: Nis aksioni për mos lejimin e produkteve të bulmetit pa faturë. Dorëheqje të administratorëve në njësitë vendore

Elbasan/ Duka: Nis aksioni për mos lejimin e produkteve të bulmetit pa faturë. Dorëheqje të administratorëve në njësitë vendore

Reporterja Entela Duka bëri me dije për edicionin e lajmeve në Mcn Tv se ka nisur pjesërisht në Elbasan aksioni për mos lejimin e produkteve dhe nënprodukteve të bulmetit pa faturë tatimore. Duka tha se kanë qenë e vështirë të largohen të gjithë fermerët, pasi një pjesë e tyre s’kanë pasur informacionin e duhur mbi aksionin. 

Ka nisur pjesërisht aksioni për të mos lejuar tregtimin e qumështit pa faturë tatimore. Në ambientin para markatës kanë munguar sot ambulantët. Ata janë parë duke tregtuar bulmet në disa nga rrugicat e qytetit të Elbasanit, jo shumë larg markatës, ku janë lëvizur nga policia bashkiake. Ka qenë e vështirë të largohen të gjithë fermerët, pasi një pjesë e tyre s’kanë pasur informacionin e duhur rreth këtij aksioni dhe janë të paqartë si do operohet në vijim. Është një problematikë sepse s’ka një markatë të mirëfilltë”.

Po ashtu Duka raporton se kanë nisur dorëheqjet nga administratorët e njësive vendore dhe drejtues shërbimesh, pas deklaratës së kryeministrit Rama. 

Më bëhet me dije se janë dhënë dorëheqjet nga administratorët e njësive vendore, dhe drejtuesit që kanë të bëjnë me shërbime në Elbasan. Deri në këto momente s’më konfirmohet se kemi një dorëheqje masive të nënkryetarëve të bashkisë, apo drejtuesve të tjerë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy