Studimi: 25% e popullsisë botërore pa vaksinë deri në 2022

Studimi: 25% e popullsisë botërore pa vaksinë deri në 2022

Një e katërta e botës mund të mos ketë qasje në vaksinën e koronavirusit deri në vitin 2022.

Këto janë parashikimet e një raporti nga Shkolla e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg, sipas të cilit pak më shumë se gjysma (51%) e dozave të planifikuara për administrim, pothuajse 7.5 miliardë, për 3.7 miliardë njerëz, do të shkojnë në vendet me të ardhura të larta, të cilat përfaqësojnë 14% të popullsisë botërore .

CNN ka raportuar se, Shtetet e Bashkuara kanë zgjedhur 800 milion doza, ndërsa Japonia dhe Australia, megjithëse përfaqësojnë më pak se 1% të rasteve, kishin mundësi në një miliard doza.

Vendet me të ardhura të larta kanë rezervuar pak më shumë se gjysmën e dozave të vaksinave të planifikuara nga 13 prodhuesit kryesorë të vaksinës, ndërsa vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme do të kenë pjesën tjetër, pavarësisht se përfaqësojnë mbi 85% të popullsisë botërore.

  Edhe nëse të 13 prodhuesit e vaksinave do të arrinin kapacitetin e tyre maksimal të prodhimit, të paktën një e pesta e popullsisë së botës nuk do të kishte qasje në vaksina deri në vitin 2022.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy