
Ishulli italian i Sardenjës ndodhet në mes të Detit Tirren dhe “shikon” nga larg Italinë.
Brenda peizazhit të brendshëm të ishullit me kodra dhe male të padepërtueshme, barinjtë prodhojnë Casu Marzu, një djathë që në vitin 2009, Rekordi Botëror Guinness e shpalli djathin më të rrezikshëm në botë.
Casu marzu njihet ndryshe edhe me emrin “djathi me krimba”, duke qenë se butësia e tij arrihet nga kolonizimi i larvave të mizës “casearia”.
Ky djathë është cilësuar i rrezikshëm për shkak të mundësisë së mbijetesës së disa lavave pasi e keni konsumuar, duke shkaktuar kështu të vjella dhimbje barku dhe diarre, shkruan CNN.
Komuniteti Europian e ka konsideruar prodhimin e tij jashtë standarteve higjeno-sanitare. Ai prodhohet në muajt e pranverës dhe verës duke lënë në ambiente të hapura djathin e deles në mënyrë që mizat të lëshojnë vezët e tyre. Më pas larvat e shndërrojnë djathin tip “pecorino” në një djathë të butë për një periudhë 3-6 muaj.
Edhe pse është konsideruar si djathi më i rrezikshëm në botë, Casu Marzu është certefikuar nga Ministra e agrikulturës italiane mes 4 milion produkteve tradicionale italiane, duke devijuar faktin se Komuniteti Europian a ka cilësuar prodhimin e tij jashtë standarteve.
"Infektimi me krimba është magjia dhe kënaqësia e këtij djathi", thotë Paolo Solinas, një gastronom sardinian 29-vjeçar.
Ai thotë se disa sardenjas tronditen nga mendimi i Casu Marzu, por të tjerë dashurojnë pa mëdyshje aromat e tij të forta.



