Pasi ktheu për rishqyrtim në Parlament ndryshimet në Kodin Zgjedhor, presidenti Ilir Meta i është drejtuar Komisionit të Venecias me disa pyetje në lidhje me to. Në një dalje për mediat në mesditë, Meta tha se i ka kërkuar Venecias opinion urgjent në lidhje me atë që e quan ndryshim të njëanshëm të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.
Pyetjet që Meta ka dërguar në Venecia
A mund të ndryshon në mënyrë të njëanshme rregullat që lidhen me transformimin e votave pasi të ketë filluar procesi zgjedhor. Sa e rëndësishme është njohja e ligjit për konkurrentët mjaftueshëm para zgjedhje. Nëse rregullat që kanë të bëjnë në transformimin e votave në mandate, ndryshohet shumë afër zgjedhjeve, a dëmtojnë apo ndikojnë këto ndryshime qëndrueshmërinë e ligjit?
A e kompromentojnë këto ndryshime procesin zgjedhor dhe stabilitetin politik?
A shkelet parimi i garancive procedurale nëse ndryshime të tilla bëhen në mungesë të një Gjykate Kushtetuese?
A kishte ndonjë nevojë shtrënguese për t'i modifikuar në mënyrë të njëanshme?
A është kandidimi i kryetarit në 4 qarqe sipas standardeve europiane?
A pengojnë rregullat aktuale, futjen e listave të hapura për votuesit?
Nëse miratohen lista të hapura, ndërkohë që koalicionet mbeten njësoj, a do ishte legjislacioni shqiptar me BE?
Duke patur në konsideratë situatën, cila do të ishte zgjidhja e mundshme?
Meta tha më tej se përtej përgjigjes që kthen Venecia, ai shpreson te reflektimi i maxhorancës.
“Unë si president kam marrë në konsideratë një kërkesë të opozitës së bashkuar për t‘iu drejtuar Venecias. Opozita e bashkuar e pranoi kërkesën dhe insistimin tim që mos vendosnin si kusht qeverinë teknike, për nënshkrimin e 5 qershorit. Edhe pse i kishte dosjet për të mos patur besim te qeveria. Presidenti i ka sytë nga populli, e dimë që Venecia është shumë i rëndësishëm, i dimë vendimet që nuk janë respektuar nga kryeministri aktual. Shpresoj të ketë një reflektim. Presidenti në çdo rast është i qartë dhe ka shumë zgjidhje që do të kërkojnë bashkimin e të gjithëve”, u shpreh Meta.



