Dule: Beleri nuk u ndalua, ishte një rrëmbim

Dule: Beleri nuk u ndalua, ishte një rrëmbim

Duke folur mbi çështjen “Beleri”, kreu i PBDNJ Vangjel Dule e konsideroi si “rrëmbim” dhe jo ndalim, arrestimin e tij pak ditë para zgjedhjeve. Dule theksoi në emisionin “Arnautistan” se nuk ka fakte dhe prova në dosjen ‘Beleri’. “Është një paranojë, dhe në një paranojë janë të gjitha që nuk shkojnë. Nuk kemi ndalim, por rrëmbim të z.Beleri, një pengmarrje. Ishte një rrëmbim personi që ndodhi pa shkak dhe arsye. Në bazë të asnjë prove. Pretendohet se ishte arrest në flagrancë. Në korpusin e vet shkresa thotë ‘i dyshuar’. Flagranca presupozon fakt të kryer, ndërsa dyshimi do të thotë tjetër gjë. Beleri ishte me avokatin e tij dhe kushëririn e tij. Kë po blinte?! Avokatin apo kushëririn?! S’kemi asnjë fakt dhe asnjë provë. Kemi një inskenim, që nisi nga kreu i Policisë së Shtetit në Himarë. Kjo ishte faza e dytë. I parapriu përgatitja e terrenit që fatkeqësisht nis nga kryeministri i vendit. Në 6 maj Rama përdori një arsenal shumë më fyes dhe denigures, bullizëm, intimidim dhe terma të papranueshme”, tha Dule.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy