Sekja: Situata me përmbytjet në Shkodër tepër e vështirë. Shkarkimet të bëhen para nisjes së reshjeve, jo gjatë pikut!

Sekja: Situata me përmbytjet në Shkodër tepër e vështirë. Shkarkimet të bëhen para nisjes së reshjeve, jo gjatë pikut!

Drejtori i Bujqësisë në Shkodër Alban Sekja në një lidhje skype për edicionin e lajmeve në MCN TV tha se situata me përmbytjet në këtë qark është tepër e vështirë.

Sekja tha se sipërfaqja e përmbytur është rreth 1400 hektarë, ndërkohë që në 15 banesa ka prezencë uji 40-45 cm. Ai theksoi se shkarkimet duhet të ndodhin para nisjes së reshjeve dhe jo gjatë pikut.

Sipërfaqja e tokës së përmbytur arrin në 1400 ha, ka një rritje në krahasim me ditën e djeshme të sipërfaqes së përmbytur. Ka pasur një pikë të kuotave të lumit Drin dhe liqenit të Shkodrës, i cili ka rritur sipërfaqes. Rruga vazhdon të kalohet me mjete të ushtrisë, rruga e Obotit. Situata është tepër e vështirë. S’na ka bërë vaki në tre muaj, tre përmbytje, është një katastrofë për fermerët, për prodhimet e tyre, për gjënë e gjallë, për banesat. Në fshatin Obot janë 15 shtëpi që kanë nga 40-45 cm ujë përreth tyre. Nuk mund t’i vlerësoj dëmet që tani. Por në perceptimin tonë dëmi do jetë mjaft i madh për zonat që janë nën pushtetin e ujit. Nevojat kryesore janë nevojat bazë ushqimore, për blegtori. Duhen mbështetur me ujë të pijshëm fshatit. Një pjesë e banorëve që janë pa ujë furnizohen nga ana e bashkisë. Duhet një plan i detajuar për menaxhimin e kaskadës së Drinit dhe shkarkimet. Ata shkarkojnë pa llogaritur prurjet e Gjadrit, Kirit, dhe liqenit të Shkodrës. Nuk mund të shkarkojnë disa ditë para se të fillojnë reshjet?! Duhen shkarkuar më para jo kur është piku i reshjeve, aty është piku i shkarkimeve”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy