Në kohën kur këtë të mërkurrë rezultonin 13 vatra zjarri aktive në të gjithë vendin, prokuroria ka nisur një hetim për abuzime me fondet. Në një raport të prokurorisë thuhet se pjesa më e madhe e zjarreve dyshohet se janë të qëllimshme, pasi pushteti lokal përfiton fonde për shuarjen e tyre.



