Në Shkodër feston Egnatia, rrogozhinasit fitojnë sërish ndaj Vllaznisë

Në Shkodër feston Egnatia, rrogozhinasit fitojnë sërish ndaj Vllaznisë

Egnatia duket se është kthyer në një “mace të zezë” për Vllazninë. Rrogozhinasit ashtu si në sezonin e kaluar, triumfuan sërish në “Loro Boriçi”, këtë herë me rezultatin 0-2.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, por me një dominim të lehtë nga rrogozhinasit, që nga minuta e 17 luajtën me një lojtar më shumë.

Mbrojtësi i Vllaznisë, Dragoshi, u ndëshkua me karton të kuq, për ndërhyrje të ashpër ndaj Spahiut.

Pjesa e dytë foli për skuadrën e Edlir Tetovës, që shënoi dy herë me Iskandarli dhe Duamenas.

Me këtë fitore, Egnatia merr kryesimin me 13 pikë, ndërsa Vllaznia mban vendin e katërt me 8 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy