
Armand Duka fitoi mandatin e gjashtë si president i FSHF, në zgjedhjet e bëra pak muaj më parë. Pas rizgjedhjes, të shumtë ishin zërat që flisnin për shumëvjeçarin e tij në futboll.
Sipas Koço Kokëdhimës, këto zëra janë krijuar nga vetë politika. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Kokëdhima u shpreh se politika shqiptare është kthyer në pronë private të tre personave, kryetarit të PS, kryetarit të PD dhe kryetarit të LSI.
Duka shumë vite si president? Gjithë ky preokupim, vjen nga ana e qeverisë, e cila është pronë private e tre personave, në kohën post komuniste. Janë kryetari i PS, kryetari i PD dhe kryetari i LSI. Këta tre njerëz e kanë privatizuar shtetin dhe politikën në Shqipëri. Është vetëm Asambleja e Përgjithshme e FSHF, vetëm anëtarët e saj, mund të përcaktojnë mandatet. Nuk është e drejta e politikës të drejtojë këto. Mund të duken shumë mandate për ta, por problem është nëse na duken ne shumë. Mos merakosen fare. FSHF është e pjekur për të gjykuar.
Kryeministri ishte në qendër të asaj përpjekje për të marrë FSHF, me njerëzit që ata i quajnë të qeverisë. Nuk ia dolën dot dhe sot jemi këtu ku jemi. Mendoj se qeveria e Ramës, do bëjë të njëjtat prekjeje edhe në zgjedhjet e ardhshme. Nuk ka histori që mbyllen në këtë kuptim.



