E njohur nga të gjithë si Moza e të brendshmeve, në emisionin “Zgjohu me MCN”, tregon si nisi gjithçka.
Mimoza Kore nga Gjirokastra, e cila nuk e ndan batutën nga komunikimi i saj, thotë se doli të shiste të brendshme, pa e ditur se si do të shkonte.
Dola e shkreta atje të shisja ndonjë brekë dhe thashë ta pranoj këtë famë se gjynah. Videon e parë e bëri kjo kockë, e mbështeta mbi brekë dhe fillova.
Nuk isha mësuar me ekranin, por nuk e dija se kisha këtë talent, fillova të tregoja kostume sportive se ishte dimër.
Më merr vajza e madhe se ajo ma menaxhon Instagramin dhe më tha mami bëhet nami, mu deshën muaj ta kuptoja se çfarë po ndodhte me mua.
Fillova të kisha shumë shitje, sa nuk po e kuptoja se çfarë ndodhte. Unë dalë kokë pa krehur, nuk kam kohë ta krehë flokun, si shkurre.
Më shkruajnë, dua brekë golf, sexy, dua brekë me luludhaqe. Ka shumë përgjegjësi si punë, do staf, shumë lodhje.
Kam gra që punojnë që qepin dhe dyqani, interneti të do gjatë gjithë kohës, je s’je në formë.
Është shumë e vështirë, por unë e kam graduar në zero për ata që më shajnë. Ka raste që kthej përgjigje me sekonda dhe nuk e shoh ç’më kthejnë.
Më të shiturat kanë qenë tangat me tandellë lartë, big size.



