
A mund ta imagjinoni Romën e lashtë në prag zgjedhjesh në reklama politike? Edhe pse nuk shfaqej në banderola dhe billborde si të kohëve moderne, propaganda politike ka ekzistuar edhe në atë kohë.
Këtë e dokumentojnë shkrimet në latinisht që arkeologët kanë zbuluar në mure ndërsa gërmonin në Regio V, një zonë e mbrojtur arkeologjike. Mesazhet e shkruara në muret e jashtme të Pompeit rreth 1900 vjet më parë kishin për qëllim promovimin e politikanëve që kandidonin për poste të larta.
Që prej rizbulimit në vitin 1748, shumë studime kanë treguar se qyteti i lashtë i Pompeit ka pasur një organizim politik të sofistikuar, në të cilin përfshiheshin edhe magjistratët dhe këshilltarët.
Në një prej mesazheve të shkruara në mur, kandidati përshkruhet si “burrë i mirë”.
“Ju lutemi votoni Elvio Sabino, një vlerë për shtetin dhe një burrë i mirë”, lexohet në një nga sloganet.
Një shpërthim vullkanik i Vezuvit në vitin 79 vrau mijëra banorë të Pompeit dhe Herculaneum-it. Rreth 1500 viktima janë zbuluar që atëherë në këtë zonë, ndërsa trupat e shumë prej tyre janë gjetur në pozicionin që kanë vdekur.



