Takimi Escobar-Meta/ Nesho: SHBA po kupton realitetin e ri. Moment reflektimi dhe distancim nga mbështetja pa kufij për Ramën (VIDEO) 

Takimi Escobar-Meta/ Nesho: SHBA po kupton realitetin e ri. Moment reflektimi dhe distancim nga mbështetja pa kufij për Ramën (VIDEO) 

Zv.kryetari i Partisë së Lirisë Agim Nesho foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi vizitën e Gabriel Escobar në Tiranë, ku zyrtari i lartë amerikan takoi Metën dhe shmangu Berishën.

Nesho thekson se politika amerikane po kupton realitetin e ri në Shqipëri dhe cila është opozita e vërtetë. Ai e konsideron takimin e Escobar një moment reflektimi dhe formë distancimi nga mbështetja pa kufij e Ramës.

Lidhur me takimin Escobar-Meta, Nesho thotë:

Ishte një vizitë e rëndësishme nga partneri ynë strategjik. Vizita në Partinë e Lirisë kishte një domethënie të veçantë, sepse politika amerikane gjithmonë e më tepër po kupton një realitetit të ri në Shqipëri, një realitet që vjen nga opozita e vërtetë dhe alternativa që ajo përfaqëson ajo. Kjo vizitë ishte e pritshme. Escobar e theksoi se ne jemi me atë që vendos populli shqiptar, nuk jemi me individin dhe parti të tjera politike. Mendoj se ishte një moment reflektimi domethënës, të interesave të superfuqisë më të madhe demokratike të botës. Ishte një formë distancimi nga politika e deritanishme e përkrahjes pa kufij të një individi si Edi Rama, që e ka çuar vendin në një situatë jo vetëm të papranueshme nga funksionimi i shtetit ligjor dhe demokracisë, por edhe më gjerë në politikat aventurore, në politikat e jashtme”.

I pyetur përse zyrtari i lartë amerikan shmangu takimin me Berishën, Nesho shprehet se nuk mund të presim një kthesë të menjëhershme nga Uashingtoni nga vendimet e mëparshme.

Ne nuk duhet të presim që një partner strategjik, aq më tepër SHBA, për vendime të mëparshme mund të marrin kthesa të menjëhershme. Takimi me Metën, aleatin kryesor dhe në front të përbashkët në zgjedhje ishte tepër domethënës. Ata e dinin mire, që PL me partinë e vërtetë Demokratike, është një koalicion i bazuar në një platformë për rikthimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri, për të hequr këtë regjim kleptokratik që ka kapur vendin. Ata bënin një vizitë te partneri i PD. Ata s’mund ta neglizhojnë më. Ishte një takim tepër miqësor. Morën shumë informacion, nuk vendosën asnjë detyrim. Morën mendime nga ne në lidhje me ecurinë e vendit, në lidhje me korrupsionin galopant dhe shumë probleme të tjera. Ishte një takim tepër pozitiv, një hap i parë për opozitën e bashkuar që është alternative për të marrë pushtetin nëse populli do që të heqë dorë nga një regjim kriminal”.

Duke u ndalur te fushata e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Nesho tha:

Kemi shprehur platformën tonë. Po fokusohemi në problematikat që qytetarët po ndjejnë nga dita në ditë më tepër. Është e palejushme që me qytetarin shqiptar të merremi si qeveria Rama në momentin e zgjedhjeve kur kërkon votën. Jo vetëm me presionin ndaj administratës publike, presionet ndaj individëve, por edhe të filozofisë së klikës qeverisëse, që vazhdon në rrugën e 2017, ku raportet e OSBE/ODIHR e kanë thënë që legjitimiteti i institucioneve nuk ekziston. Ne përpiqemi që nga një anë të marrim dhe të shohim me tepër vëmendje se cilat janë problematikat që shqetësojnë popullin. Ne mendojmë që qeveria ka shkuar shumë larg, kjo qeveri ka kaluar të gjitha vijat e kuqe, ka krijuar një regjim autokratik, e ka kthyer Shqipërinë në një tokë djerrë”.

Lidhur me fushatën e kundërshtarit, Nesho shton:

PS po harxhon me miliona për të blerë votën e qytetarëve të lirë. Edhe në këtë moment në forma të fshehura, me patronazhistët, aktivistët, ajo kërkon me të gjitha mënyrat, ka përcaktuar se kë do të blejë, cilit do t’i bëjë presion. Kemi një tendencë për ta kthyer Shqipërinë në një diktaturë të dytë.  Ne kërkojmë t’i marrim të gjitha se kjo është dëshira e popullit. Ne nuk përcaktojmë. 14 majit e quajmë ditën e ndryshimit të madh, të rikthimit të pluralizmit, të hedhjes poshtë të diktatorëve të rinj, që janë ‘tigra prej lecke’. Mendoj që ky popull do të zgjedh lirinë dhe të ardhmen e tij europiane, se sa të mbetet skllav”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy