Dyshime për manipulim të votës së diasporës, nisin hetimet në Kosovë

Dyshime për manipulim të votës së diasporës, nisin hetimet në Kosovë

Kosova më 6 tetor shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por procesi i votimit ka nisur me herët për shtetasit e saj që jetojnë në diasporë. Në lidhje me këtë proces janë hedhur dyshime, pas publikimit të një videoje ku shfaqen disa persona duke mbushur kutitë me mbi 50 fletëvotime nga diaspora.

Këto kuti, më pas, përmes postës do të dërgoheshin në Zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë. Video-incizimi është publikuar nga disa portale informative në Kosovë. Menjëherë pas publikimit të lajmit, ka reaguar Prokuroria Themelore e Prishtinës, duke e cilësuar paraprakisht rastin si vepër penale.

Prokuroria ka informuar dhe autorizuar Policinë e Kosovës të hetojë mbi rastin. Policia e Kosovës pas informimit nga Prokuroria e Shtetit pritet të angazhojë një numër të konsiderueshëm zyrtarësh policorë të profileve të ndryshme dhe në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me institucionet përkatëse, si dhe KQZ-në, të dalë në një konkluzion mbi çështjen në fjalë.

Lidhur me këtë denoncim ka reaguar dhe kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, duke e cilësuar si shqetësuese situatën. Daka ka thënë se duhet argumentuar nëse kjo video është e vërtetë, ndërsa ka shtuar se votimi jashtë Kosovës është i pambrojtur dhe mund jetë lehtë i cënueshëm. Ndër të tjera, ajo theksoi se institucioni që  drejton do të bëjë verifikimin e të gjithë dokumenteve, dhe se përsa i përket manipulimit, çështja i takon policisë dhe prokurorisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy