Kara: Klani i Beqirit dhe Agasit ka shtrirë kthetrat edhe te lojërat e fatit (VIDEO)

Kara: Klani i Beqirit dhe Agasit ka shtrirë kthetrat edhe te lojërat e fatit (VIDEO)

Lojërat e fatit në Shqipëri janë sërish në qendër të debatit publik, mes akuzave për kontroll të tregut, ndikim në licenca dhe përfshirje të grupeve të interesit. 

 

Në MCN Live, avokati Romeo Kara ngriti shqetësime për mënyrën se si është menaxhuar ky sektor, duke e lidhur atë me vendimmarrje të kontestuara dhe ndikime jashtë institucioneve.

 

Kara ngriti gjithashtu shqetësime për ndërhyrje të grupeve të interesit në sektorin e lojërave të fatit, duke pretenduar se struktura të caktuara kanë tentuar të ndikojnë vendimmarrjen për licencat dhe rregullat e tregut.

 

Kemi rastin që Suela Ago, një nga njerëzit më të përfshirë të Ermal Beqirit që ka të bëjë me lojërat e fatit, i ka dërguar një letër Hava Delibashit që të shkohet me një vendim të unifikuar për t’i hequr licencën. Pra, klani i Beqirit dhe Agasit ka shtrirë kthetrat edhe te lojërat e fatit. Pra, këta kanë marrë peng jo vetëm pjesën e tenderave, por gjithçka.

 

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur debati për rregullimin e lojërave të fatit dhe transparencën e tenderave publikë vijon të mbetet i hapur, me institucione të ndryshme nën vëzhgim publik dhe politik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy