Fragmentet e fosileve 3 milionë vjeçare të paraardhësit të njeriut shfaqen për herë të parë në Europë

Fragmentet e fosileve 3 milionë vjeçare të paraardhësit të njeriut shfaqen për herë të parë në Europë

Mbetjet e lashta të paraardhëses së njeriut, Lucy, e cila jetoi 3.18 milion vjet më parë, do të ekspozohen për afro 60 ditë në Pragë, si pjesë e ekspozitës “Njerëzit dhe Paraardhësit e tyre”.  Fosilet, të cilat nuk janë shfaqur më herët për publikun në Evropë, u morën nga Muzeu Kombëtar i Etiopisë në Addis Ababa. 

Fragmentet e kockave 3.18 milionë vjeçare të paraardhëses njerëzore, Lucy-t, të cilat rrallë largohen nga Etiopia, u ekspozuan të hënën në Pragë. Presidenti çek përshëndeti gjithashtu ekspozitën në fjalë. 

Mbetjet e lashta të Australopithecus afarensis u zbuluan në Etiopi në vitin 1974. Bëhet fjalë për një koleksion prej qindra fragmentesh kockash të fosilizuara, që përbëjnë 40 për qind të skeletit të një femre.

Zbulimi, në atë kohë, ishte më i plotë i bërë ndonjëherë dhe revolucionarizoi të kuptuarit e paraardhësve të njerëzimit.

Në Muzeun Kombëtar Çek, eshtrat e Lucy-t paraqiten së bashku me Selam-in, fosilin e një Australopiteku të vogël që jetoi rreth 100,000 vjet më parë se Lucy-t dhe u gjet në të njëjtin vend 25 vjet më vonë. Fosilet e huazuara nga Muzeu Kombëtar i Etiopisë në Addis Ababa zbarkuan në Pragë më 15 gusht, nën masa të rrepta sigurie.

Të dy skeletet renditen ndër ekspozitat më të çmuara të trashëgimisë globale... ato ekspozohen në një vend evropian për herë të parë”, tha kryeministri çek Petr Fiala, në ceremoninë e organizuar në lidhje me ngjarjen.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy