Sulm me armë në një sinagogë në Jeruzalem, 7 të vrarë

Sulm me armë në një sinagogë në Jeruzalem, 7 të vrarë

Shtatë persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në një sinagogë në Jeruzalem.

Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e së premtes në lagjen Neve Yaakov.

Personi i cili hapi zjarr ndaj njerëzve që dilnin nga sinagoga pas lutjeve të së premtes mbrëma, u vra nga forcat e sigurisë pasi tentoi të arratisej me një makinë.

Kryeministri Benjamin Netanyahu raportohet se po merrte informacione nga vendi i ngjarjes dhe do të zhvillojë një vlerësim të situatës më vonë gjatë mbrëmjes.

Policia ndodhet në zonë për të kryer hetimet lidhur me rastin dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në ngjarje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy